Slide Left Slide Right

Uzo Veto, qe në vitin 1892

 

Më 1892, kur Jοrgos Spenxas nga Pergamo i Azisë së vogël me ferman të posaçëm të sulltanit përfton filozofinë e distilimit, vështirë se i shkonte nëpër mend se meraku i tij personal do të shndërrohej në patos, që do të përçohej nga i ati tek i biri vitet në vijim.

Sot uzoja Veto vazhdon të ketë masën e saj të kondensuar që justifikon unikalitetin e shijes së saj. Tipari i saj «detar» ka një aromë të pasur, të balancuar, të lehtë dhe të ëmbël me një shije të fortë në fund, që zgjat.

Për vite me radhë, me besim dhe përgjegjësi, uzoja Veto përmban në vetvete artin autentik të uzos tradicionale mitilinase.
Uzo Veto
në udhëtimet tona të veçanta, mbrëmjeve tona të veçanta, në momentet tona të veçanta!






Distileria Spenxas filloi më 1892 në Pergamo të Azisë së Vogël nga Jorgjis Spenxas (brezi i parë) dhe vazhdoi më 1948 nga Dhimitrios Spenxas (brezi i dytë) në Mitilini të Lesbos me emërtimin Uzo «VETO» i Mitilinit.

Në vitin 2004 Jorgos Spenxas (brezi i tretë) me vlera bazë kualitetin, konseguencën, novatorizmin dhe patosin për progres dhe zhvillim arrin aprovimin e liçensës së parë zyrtare panhelenike, nga Laboratori i Përgjithshëm Kimik i Shtetit, për ambalazhimin dhe tregtimin e Uzos në enë metalike.

Në vitin 2013 i biri i Jorgos, Dhimitrios Spenxas, duke pasur si amanet rrugëtimin e suksesshëm të paraardhësve të saj, vjen për të vazhduar traditën me ide novatore dhe frymë rinovuese. Rimodelohen të gjitha llojet e ambalazhit dhe zgjerohet grupi i produkteve me masën e distiluar 100%.

Në vitin 2014 një Uzo autentike premium 100% e distiluar kompleton serinë e produkteve me emërtimin Uzo «SPENXAS» për të gjithë ata që janë në kërkim të shijeve më të rralla.

Me përkushtim dhe merak gjithë këto vite distileria Spenxas në prodhimin e produkteve të saj kombinon metoda dhe vlera moderne, me synim ofrimin permanent të produkteve më të mira në tregun grek dhe global.





PRODUKTET TONA

Në momentet tona të veçanta, mbrëmjeve tona të veçanta, në udhëtimet tona të veçanta
Uzo VETO dhe… kalojmë më mirë!










MITILINI

Vizitorët e Mitilinit do të konstatojnë shumë shpejt se vendi nga ana gastronomike përbën një «parajsë tokësore». Në të shumtën e rasteve shijet lokale kombinohen në mënyrë harmonike me kuzhinën e Lindjes dhe influencat e Perëndimit, duke krijuar shije të tilla që do të ishte «mëkat» që dikush të mos pranojë t’i provojë. Nocioni i vërtetë i mezes, vaji i vendit, uzoja, vera, përbëjnë karakteristikat kryesore të peizazhit gastronomik të ishullit. Këto karakteristika dëshmojnë në praktikë se për ishullin dhe njerëzit e tij «arti i ushqimit dhe i pijes» është pjesë e madhe dhe e rëndësishme e «artit të jetës».


















UZOJA E MITILINIT

Ndoshta aroma më karakteristike e ishullit. Me një shumëllojshmëri etiketash dhe shijesh (qe në dekadën e 1930-tës ekzistonin më shumë se 30-40 prodhues të vegjël dhe të mëdhenj), është e pamundur që vizitorët/ret të mos gjejnë uzon që «u shkon për shtat». Uzoja përveç se është pija karakteristike e Lesbos, është edhe element përbërës i kulturës së komunikimit, shoqërisë dhe afinitetit, që në Mitilini (dhe në gjithë ishullin) gjithkush mund ta konstatojë gjithandej të «difuzuar».




















NA VIZITONI


Me gëzim iu presim në dyqanin tonë në Mitilini, të provojmë së bashku uzon tonë të zgjedhur, të flasim për të dhe historinë e saj dhe t’iu bëjmë një guidë në mjediset e prodhimit të saj.










KOMUNIKIMI


SPENTZAS DISTILLERY - MITILENE

JAMES Aristarchus 1-811 31 MYTILINI
TEL.: 22510 24660 – FAX: 22510 28034